
Destinacionet me te mira pranverore ne bote!
Dielli po ndriçon, temperaturat po rriten dhe pemët janë më në fund në lulëzim. Pranvera ka thyer më në fund “akujt” e dimrit dhe është koha për të përfituar nga moti i nxehtë dhe ngjyrat e gjalla që të ofron kjo stinë magjike. Të jesh i rrethuar me mijëra lule të çelura është një ndjenjë e mrekullueshme, pamja dhe aroma pushtojnë çdo pjesë të shqisave tona.
Nëse ju preferoni një shëtitje rreth kopshtit të Keukenhof në Hollandë, e pranuar gjerësisht si një nga mrekullitë më të bukura në botë përgjatë pranverës, ose nëse doni vërtet të shijoni pamjet e mrekullueshme në Smithsonian të Uashingtonit, apo të shijoni parqet e bukura me lule në Britaninë e Madhe, jeni në ende në kohë! Mail Online Travel ka përpiluar një listë me destinacionet më të bukura pranverore për ata që janë duke kërkuar një udhëtim magjepsës gjatë kësaj periudhe të vitit.
Kopshtet e Keukenhof, Hollandë
Keukenhof, i njohur gjithashtu edhe si Kopshti i Evropës, është kopshti më i madh dhe më i bukur, sidomos në pranverë. Koha më e mirë për t’u vizituar sigurisht që është pranverë, gjatë së cilës do të mund edhe të shijoni bukurinë e tulipanëve, aq të famshëm në mbarë botën. Parku është i vendosur pranë Lisse në Hollandë, ndërsa sipas informacioneve zyrtare për parkun Keukenhof, rreth 7 milion lule janë mbjellë në të, që mbulojnë një zonë rreth 32 hektarë.
Keukenhof ndodhet në Hollandën jugore në qytetin e vogël të Lisse, në jug të Haarlem dhe në jugperëndim të Amsterdam. Ky park mund të arrihet me autobus nga stacionet e Haarlem, Leiden dhe Schiphol. I vendosur në zonën e quajtur Duin- en Bollenstreek, Keukenhof është i hapur nga marsi deri në mes të majit.
Kanazawa, Japoni
Çelja e luleve të qershisë, e cila është një nga ngjarjet më të pritura në Japoni. Në këtë vend, pema e qershisë nuk është diçka e zakontë, por një simbol i shenjtë i rilindjes dhe brishtësisë që mbart stina e pranverës si e tillë. Prandaj, në Japoni ka parqe të cilat përmbajnë deri në 10.000 pemë të tilla. Lulet e të cilave teksa çelin, dhurojnë një spektakël të vërtetë.Japonezët e kanë ngritur në qiell bukurinë e sakurës, qershisë japoneze, që nga lashtësia. Kaq shumë i admirojnë petalet e saj të hijshme, saqë lulet e qershisë mbahen si më të bukurat e të gjitha luleve e zënë një vend të veçantë në historinë dhe kulturën e Japonisë. Për më shumë se një mijë vjet, japonezët i kanë parë me adhurim lulet e qershisë. Pemë të panumërta qershie stolisin anekënd ishujt e Japonisë. Nuk ka nevojë të shkosh larg për të parë ndonjë 300 varietetet që rriten në këtë vend. Zakonisht lulet kanë pesë petale me buzë të dhëmbëzuara, por disa varietete kanë edhe më shumë petale.
“Pylli i magjepsur i Hallerbos”, Belgjikë
Çdo vit për pak javë, magjia e pranverës transformon tërësisht plot 552 hektarë në pyllin e Hallerbos në Belgjikë, duke bërë që gjatë kësaj periudhe ky pyll të cilësohet si “pylli i magjepsur”. Një pyll i gjithi blu, i cili falë luleve të egra të llojit Hyacinthoides non-scripta, mbulon gjithë sipërfaqen duke u bërë një atraksion i vërtetë turistik.
Si në përralla që kudo të sheh syri vetëm lule dhe pemë të larta. Në mesin e luleve ngjyrë blu gjenden edhe manushaqe të shumta, të cilat së bashku me lule të tjera të së njëjtës ngjyrë, e bëjnë këtë pyll vërtetet spektakolar. Nëse doni që të shijoni këtë pamje spektakolare gjysma e dytë e këtij muaji është kulmi i lulëzimit të tyre.
Caceres, Spanjë
I përshkruar si “qyteti më i paprishur mesjetar” në Evropë, fushat dhe kodrinat e Caceres janë më të bukura se kurrë gjatë lulëzimit të tyre në pranverë. Kohët e fundit kjo zonë ka marrë edhe statusin e Trashëgimisë Botërore. Duke folur për bukuritë e këtij vendi më padyshim që lulet e qershive që enden ndër fushat me livando të japin një pamje magjepsëse. Nëse keni ndërmend që të vizitoni këtë zonë, nuk duhet të mungojë një vizitë në luginën Jerte, e cila është e famshme për dy milion pemët e saj me qershi. Çdo vit, zakonisht rreth javës së dytë të prillit, pemët e qershive në luginën Jerte mbulojë kodrën më një mbulesë mbresëlënëse me lule të bardha. Lulëzimi i tyre zgjat pothuajsë për 10 ditë.
Central Park, New York City
Parku Qendror është një nga vendet më të bukura qe ju duhet të kaloni nëse ju vizitoni New York. New York është një nga destinacionet turistike më të populluara në SHBA. Popullsia është 8.337.000 milion njerëz me sipërfaqe totale prej 468 milje katror. Janë regjistruar mbi 400 skena filmash, shumë buzëqeshje, frymëmarrje të ngadalta është vetëm pak larg nga ritmet e nxituara dhe të shpejta të rrugëve. E mrekullueshme për tu vizituar në çdo sezon. Edhe në vjeshtë është i bukur, sepse shiu dhe gjethet e rëna shushurisin dhe duken ndryshe. Por pranvera është një përvojë e veçantë që nuk duhet ta humbisni.
Northumberland, Angli
Pas një dimri me shi, kodrina e Northumberland fillojnë të lulëzojnë miliona lulekuqe. Një nga vendet më të njohura në vend për këto lule është “Kopshti Poison” një ekspozitë në Alnwick, ngjitur me Kështjellën e Alnwick. Në përgjithësi, lulëkuqet arrijnë lulëzimin e plotë në fund të pranverës dhe fillim të verës, do të thotë se ka mjaft kohë për të planifikuar udhëtimin tuaj.
Savannah, Georgia, SHBA
Jugu i Amerikës ofron gjithmonë një sfond mbreslënës për çdo film të Nicholas Sparks dhe kjo vjen për një arsye. Forsyth Park të ofron një pamje magjepsëse me pemë lisi dhe lule të shumta, duke ju sjellë më pranë se kurrë një stine pranverore të harlisur. Në fakt, gjelbërim i mrekullueshëm në Savannah ka fituar edhe pseudonimin, si “qyteti i Pyjeve” falë një pjesë të madhe të llojeve të shumta të pemëve të lisit në zonë. Në verë, temperaturat rriten deri në 35 gradë Celsius, por në pranverë, qyteti është në periudhën më të mirë të saj.
Washington, D.C.
Të duket sikur ke shkelur në një treg fildishtash. Pikërisht kjo e bën këtë vend në veri të Xhorxhtaun, një nga pasuritë më të mëdha të Washingtonit. Hardhitë lëshohen poshtë mbi muret prej guri. Ka një strukturë të ngjashme me stilin e vjetër të amfiteatrove romakë të ndërtuar afër pishinave të thella.
Hill Country, Teksas
Hill Country është një rajon në pjesën jugore të shtetit të Tekasit, që përfshin kryeqytetin Austin, i njohur për shkëmbijt gëlqerorë dhe granitin. Bluebonnets janë lulet më të famshme të zonës që përgjithësisht fillojnë të lulëzojnë në mes të marsit, duke vazhduar më tej gjatë prillit, dhe në qoftë se jeni me fat, ju mund ta vizitoni, edhe pse ka shumë varieteteve të tjera të luleve që lulëzojnë më vonë. Burnet në Teksas, është i njohur si “Kryeqiteti i Bluebonne” nga legjislatura e shtetit, një festival që zhvillohet çdo vit gjatë fundjavës së dytë të muajit prill.
Cotswolds, Angli
Anglia jugore njihet për natyrën e mrekullueshme që të ofron në cdo stine, por sidomos gjatë stinës së pranverës. Për ata që janë duke kërkuar një ambjent romantik, të lulëzuar, duhet të shkojnë me patjetër në kopshtin e Painswick Rokoko të vendosur në një luginë të fshehur në Cotswold, natyra të ofron pamje mahnitëse! Nëse ju preferoni bluebells, lulet më popullore të rajonit (lloj luleje në ngjyrë blu), ka shumë zonat të pyllëzuar rreth e qark.
Më të lexuarat








